Ministri i Jashtëm në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoj Senatin e Spanjës dhe të takohem me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Zhvilluam diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë, duke rikonfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare”, shkruan Ministri në një postim në platformën “X”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?