Ministri i Jashtëm: Nuk ka bllokim të negociatave! Pyetjeve nga vendet anëtare i përgjigjet KE

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, foli në një konferencë sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Hoxha tha se Bashkimi Europian nuk i ka bllokuar negociatat me Shqipërinë, ndërsa i quajti tymnajë deklaratat se mbyllja e kapitujve të anëtarësimit ka ngecur në Bruksel.

“Kohët e fundit, javët e fundit kemi parë këndvështrime, deklarata, analiza, hamendësime, ato që do i quaja një tymnajë që është ushqyer nga diskursi i brendshëm. Nuk ka bllokim, apo ngrirje. Kjo është pjesë e dialogut dhe diskursit politik por nuk ka asnjë gjë të tillë. Ka një proces normal, racional, profesional dhe shumë kërkues. Është më kërkues për Shqipërinë se sa ka qenë për çdo vend që është futur në këtë rrugë para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria për çdo hapje të grupkapitujve ka përgatitur pozicionin e vet negociues. Ky është një dokument i hartuar pas konsultimesh dhe një pune shumë serioze edhe në bashkëpunim me Komisionin Europian. Në vitin 2015 ne kemi miratuar një ligj ku përcaktohet se pozicioni negociues është i rezervuar. Kjo është respektuar dhe informacionet e rezervuara nuk bëhen publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vende të ndryshme kanë qëndrime të ndryshme. Është absurde dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që 27 vende anëtare të marrin një raport mbi gjendjen e një vendi dhe të mos bëjnë pyetje. Kjo periudhë pyetjesh mund të zgjasë nga 4 deri në 8 javë. Jemi ekzaktësisht në këtë proces”, tha Hoxha, ndërsa bëri të ditur se pyetjeve të vendeve anëtare i kthen përgjigje Komisioni Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?