Ministri i Mbrojtjes: NATO mbetet garancia më e fortë e sigurisë dhe paqes
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përshëndeti sot 77-vjetorin e themelimit të NATO, duke e cilësuar aleancën si strukturën më të madhe dhe më të fuqishme të sigurisë dhe paqes në botë.
“Sot, NATO, aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më jetëgjatë e sigurisë dhe paqes në botë, shënon 77-vjetorin e themelimit. Që prej vitit 1949, NATO ka qenë garancia më e fortë e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive për të gjithë aleatët e saj, duke dëshmuar se uniteti dhe solidariteti janë themeli i paqes së qëndrueshme.
Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta dhe përballet me sfida të reja, Aleanca mbetet e palëkundur në misionin e saj për të mbrojtur vlerat demokratike dhe për të garantuar sigurinë e çdo vendi anëtar.
77 vite, 32 kombe, 29 gjuhë, një qëllim i përbashkët – një Aleancë: NATO!”, shkruan Nufi në mesazhin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

