Ministri i ri i Drejtësisë, Lamallari tregon për momentin kur dëgjoi emrin: Vlerësim për gjithë punën që kam bërë
Besfort Lamallari do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar ”Rama 4”. Lamallari ka mbajtur më parë detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, dhe pozicione të tjera. Në përfundim të Asamblesë së PS-së ku u prezantua qeveria e re, detyrat dhe objektivat, Besfort Lamallari tha se është vlerësim për të gjithë punën që ka bërë.
”Komenti im është falenderues për besimin dhe për vlerësimin e gjithë punës që kam bërë deri më tani me shumë përkushtim dhe integritet në detyrat që më janë caktuar”, tha shkurtimisht Besfort Lamallari. Ky i fundit, në detyrën e re, do të marrë stafetën nga Ulsi Manja.
Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009.
Në 2013 u diplomua në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.
KOHA JONË SONDAZH

