Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Lamallari inspekton masat për turizmin, fokus te siguria, zhurmat dhe lundrimi

Lajme E martë, 28 Korrik 2026 19:04
Ministri Lamallari inspekton masat për turizmin, fokus te siguria, zhurmat dhe lundrimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të monitorimit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë pune në qarkun e Lezhës, ku inspektoi masat e sigurisë në Portin e Shëngjinit dhe zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës me Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, Prefektin e Qarkut dhe drejtues të institucioneve vendore.

Në Portin e Shëngjinit, ministri u njoh nga afër me organizimin e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe strukturave të tjera përgjegjëse për përballimin e fluksit të lartë të hyrje-daljeve gjatë sezonit veror. Ai vlerësoi angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, patrullat e përbashkëta të së cilës kontribuojnë në garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike të Shëngjinit.

“Çdo qytetar që vendos të vizitojë Shqipërinë sjell me vete pritshmëritë për më shumë siguri dhe qetësi. Një peshë e madhe për realizimin e këtyre pritshmërive i takon Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse, të cilat janë të angazhuara për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët,” u shpreh ministri Lamallari.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai përsëriti apelin për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor, duke theksuar se parandalimi i aksidenteve kërkon jo vetëm ndërgjegjësim qytetar, por edhe zbatim të vendosur të ligjit ndaj shkelësve të përsëritur që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë takimit në Bashkinë e Lezhës, vëmendja u përqendrua në zbatimin e Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i cili përcakton nivelet e lejuara të zhurmës në mjedis.

Ministri Lamallari bëri të ditur se, pas botimit në Fletoren Zyrtare, udhëzimi ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim si nga subjektet që ushtrojnë aktivitete ekonomike dhe sociale që prodhojnë zhurmë, ashtu edhe nga autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit, të cilat do të monitorojnë respektimin e tij në të gjithë territorin.

Sipas Udhëzimit, në mjediset publike niveli maksimal i lejuar i zhurmës është 65 decibel gjatë fashës orare 11:00–20:00 dhe 45 decibel gjatë orarit 20:00–24:00 për baret, restorantet, beach-barët dhe subjektet e tjera që zhvillojnë aktivitete argëtuese.

“Dëshirojmë që çdo qytetar dhe çdo turist të gjejë në Shqipëri jo vetëm siguri, por edhe qetësi. Kush zgjedh të pushojë në Shëngjin, Rana e Hedhun apo në çdo zonë tjetër turistike duhet të ketë mundësinë të shijojë pushimet pa u shqetësuar nga nivele të larta zhurme. Kjo është një e drejtë e qytetarëve dhe një detyrim për institucionet që ta garantojnë”, theksoi ministri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai nënvizoi se ndryshimet në udhëzim janë hartuar në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke synuar një ekuilibër mes zhvillimit të aktivitetit ekonomik dhe mbrojtjes së shëndetit publik e cilësisë së jetës.

Ministri bëri të ditur se Policia e Shtetit është pajisur me aparatura për matjen e niveleve të zhurmës dhe do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme, në bashkëpunim me pushtetin vendor, në të gjitha zonat turistike, nga Velipoja deri në Ksamil.

Në përfundim të vizitës, ministri Lamallari falënderoi efektivët e Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucionet e angazhuara në terren për punën e përditshme në garantimin e rendit, sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve e turistëve, duke shprehur besimin se edhe sezoni turistik 2026 do të jetë më i suksesshmi për Shqipërinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka falënderuar punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës, të cilët janë në shërbim të përbashkët me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare në zonën e Shëngjinit, në kuadër të sezonit turistik. Hita theksoi se siguria rrugore gjatë sezonit turistik mbetet një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit, ndaj janë shtuar mjetet inteligjente dhe kontrollet në të gjitha akset rrugore.

Mund t'ju interesojë

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 48 minutash
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 53 minutash
Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Para 1 ore

“Vetëm gjatë fundjavës janë ndëshkuar 357 drejtues automjetesh për tejkalim të shpejtësisë, me shpejtësi të konstatuara që varionin nga 150 km/h deri në mbi 200 km/h. U bëj apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe të gjitha rregullat e qarkullimit, pasi shpejtësia mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja fatale”, tha Hita.

Etiketat e lidhura

Besfort Lamallari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 22 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 48 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 53 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.