Ministri Lamallari: Kongresi i së Drejtës në Shqipëri, më i rëndësishmi në rang botëror

Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania), më i madhi në rang botëror do të mbahet për herë të parë në Shqipëri në muajin prill të vitit 2027. Në këtë kuadër Ministria e Drejtësisë ka nisur përgatitjet. Në një intervistë televizive, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se në këtë kongres ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe Mbreti Felipe i Spanjës dhe figura shumë të njohura botërore, personalitete etj.

“Kongresi tre ditor kulmon me ceremoninë e ndarjes së çmimit botëror të paqes dhe lirisë, i cili njihet botërisht edhe si Nobeli i së drejtës ku ndër emrat e spikatur që kanë përfituar këtë çmim kanë qenë Nelson Mandela, apo edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari u ndal edhe te pritja nga Ministria e Drejtësisë e delegacionit të ardhur nga Fondacioni Botëror i së Drejtës në Tiranë. Lidhur me faktin pse u zgjodh Shqipëria për mbajtjen e këtij forumi kaq të rëndësishëm, ministri Lamallari u shpreh se ka një bord vendimmarrës që shqyrton të gjithë kandidaturat dhe Shqipëria ka shumë për të përcjellë përmes këtij eventi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lamallari nënvizoi se ky forum është më i rëndësishmi në nivel botëror, kjo për vetë faktin se vitin e ardhshëm shënohet 10-vjetori i zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe një vit më pas, kur do të organizohet Kongresi Botëror i së Drejtës në Shqipëri synohet mbyllja e negociatave të Shqipërisë me Brukselin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjatë ditëve të Kongresit do të jenë rreth 40 panele të ndryshme diskutimi me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Në prill të vitit 2027, Tirana do të jetë kryeqyteti që do të mbledhë gati pesë mijë gjyqtarë nga e gjithë bota, krerë shtetesh dhe personalitete të së drejtës. Në shkurt të këtij viti, ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama në Madrid, ku u firmos marrëveshja për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet në Tiranë në prill të vitit 2027.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?