Ministri Lamallari: Njofton amnisti penale, jo falje, por mundësi për rikthim të përgjegjshëm

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi se Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila do të përfshijë kategori të caktuara të të dënuarve. Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve pritet të jetë edhe më i madh, duke përfshirë edhe ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale dhe masat alternative.

Në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Lamallari theksoi se amnistia nuk përfshin individët që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë, as ata të hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.

“Amnistia nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre,” deklaroi ministri. Ai shtoi se kjo nismë është e bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane, duke synuar uljen e mbipopullimit në burgje dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe rehabilitimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Lamallarit, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5,000 persona, ku më shumë se gjysma janë të paraburgosur. Amnistia synon të zbusë këtë situatë, duke krijuar një politikë penale moderne dhe proporcionale, që respekton dinjitetin e të dënuarve dhe garanton siguri afatgjatë për shoqërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vendim pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt një drejtësie më humane dhe të drejtë për qytetarët e vendit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?