Ministri Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka raportuar në Komision për raportin vjetor të këtij institucioni mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Lamallari tha se në 2024 janë sekuestruar 60% më shumë pasuri të ardhura nga krimi krahasuar me vitin 2023.

“Kemi një rritje të numrit të hetimeve të nisur kryesisht, kemi rritjen më të lartë të hetimeve proaktive gjatë 2024, që është shoqëruar me hetime paralele pasurore. Kemi vlerë domethënëse të pasurive të konfiskuara që përkon me 60% si rritje në raport me një vit më parë, shtim të hetimeve dhe rezultateve konkrete me të pandehur edhe në çështje të korrupsionit. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është e një rëndësie të veçantë, për vetë rëndësinë që ka për dimensionin gjeopolitik, të sigurisë, tendencave kriminale që kërcënojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe më gjerë”, tha Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Drejtësinë i është përgjigjur edhe shqetësimit të opozitës për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Lamallari pranoi se problematika është reale dhe theksoi se qasja ndaj paraburgimit duhet të ndryshojë rrënjësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lamallari tha se “një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar”, duke shtuar se burgu duhet të shihet si mjeti fundit, kur plotësohen kushtet e rrezikshmërisë.

“Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve”, tha Llamari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?