Ministri Lamallari: Plazhet janë për pushuesit, jo për aventurierët që shkelin perimetrin e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas incidentit në plazhin e Shëngjinit, ku një mjet lundrues ka hyrë në zonën e sigurisë, duke vënë në rrezik pushuesit.

Përmes një reagimi, Lamallari deklaroi se hapësirat turistike, veçanërisht plazhet, duhet të jenë të sigurta për qytetarët dhe vizitorët. Sipas tij, çdo person që shkel rregullat dhe rrezikon jetën e të tjerëve do të përballet me masat e parashikuara nga ligji. Ministri vlerësoi rolin e qytetarëve që denoncojnë raste të tilla, si dhe kontributin e mediave në evidentimin e problematikave që lidhen me sigurinë në zonat turistike.

”Plazhet tona janë për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve si ky këtu në Shëngjin. Kush sfidon ligjin dhe vë në rrezik shëndetin dhe jetën e turistëve për aventurat e tij, do të përballet me pasojat pa asnjë tolerancë dhe vonesë. Nuk do të ketë as paralajmërime, as justifikime. Falendëroj qytetarët për besimin dhe raportimin e rasteve të tilla si dhe mediat për ekspozimin e tyre. Siguria e pushuesve nuk negociohet”,-shkruan Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?