Ministri Lamallari pret në takim Dumanin: Ndava prioritetet në përputhje me detyrimet në kuadër të integrimit europian
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti këtë të hënë në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.
Lamallari sqaron se ndau me kreun e SPAK prioritetet e ministrisë së Drejtësisë si pjesë e programit qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare”,- shkruan Lamallari në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

