FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti këtë të martë në një takim përfaqësuesit e lartë të FRONTEX, Eva Capogna, Holger Farnung, Teuta Krasniqi dhe Ksenia Hawryszkow.

Gjatë takimit, Lamallari bëri me dije se diskutoi mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë, FRONTEX dhe BE në fushën e sigurisë kufitare, migracionit dhe luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar.

”Shqipëria ishte vendi i parë jo-anëtar i BE-së që mirëpriti një operacion të përbashkët të FRONTEX, duke dëshmuar besimin dhe rolin tonë si faktor sigurie në rajon. Operacionet e përbashkëta, kontributi i oficerëve shqiptarë në misionet europiane, si dhe puna për modernizimin e sistemeve të menaxhimit të migracionit po forcojnë kapacitetet tona në përputhje me standardet europiane dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, nënvizoi ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?