Ministri Lamallari: Shqipëria kontribut real në sigurinë e kufijve të BE-së

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se Shqipëria ka bërë hapa konkretë në konsolidimin e menaxhimit të kufijve të vendit.

Lamallari tha se në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian çdo hap për forcimin e sigurisë kufitare është më shumë se një detyrim, është një provë konkrete e besueshmërisë së Shqipërisë si partnere evropiane.

“Në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, çdo hap për forcimin e sigurisë kufitare është më shumë se një detyrim, është një provë konkrete e besueshmërisë së Shqipërisë si partnere evropiane. Ky rrugëtim matet çdo ditë me standardet që ndërtojmë në terren.
Përmes mbështetjes së programeve të BE-së si IPA III dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me FRONTEX, kemi bërë hapa konkretë në konsolidimin e kapaciteteve tona për menaxhimin e kufijve, duke u përafruar gjithnjë e më shumë me standardet e hapësirës Schengen. Ne jo vetëm përfitojmë nga ekspertiza, teknologjia dhe standardet më të avancuara, por edhe kontribuojmë aktivisht në sigurinë e kufijve të Bashkimit Evropian.
Shqipëria po kalon qartazi nga një vend përfitues në një vend që jep kontribut real për sigurinë rajonale dhe evropiane. Ky është një transformim që flet për seriozitetin tonë në procesin e integrimit dhe për gatishmërinë për të qenë pjesë e një hapësire të përbashkët sigurie dhe vlerash. Integrimi në BE nuk është vetëm një objektiv politik, është para së gjithash një proces i përditshëm pune, standardesh dhe përgjegjësie që po e ndërtojmë së bashku”, shkruan Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?