Ministri Malaj: Çdo biznes i djegur mbart punën dhe sakrificën e njerëzve! Pasojat i paguajnë qytetarët
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka reaguar për situatën e krijuar pas sulmeve e plaçkitjeve që protestuesit e dhunshëm kanë kryer gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë. Për të dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private janë të papranueshme.
Ai thekson se çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve. Teksa nënvizon se dhuna nuk mund të përligjet, Malaj thotë se pasojat e këtyre akteve të protestuesve i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.
”Dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme! Çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve. Pasojat i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk ka asnjë përligjje”,-shkruan Malaj.

