Ministri Malaj ne Uashington: Reformat ekonomike dhe menaxhimi i borxhit rrisin besimin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në Uashington D.C., ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe agjencive të vlerësimit të kreditit si JP Morgan, Moody’s dhe Standard & Poor’s.
Gjatë takimeve, Malaj prezantoi progresin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar, reformat strukturore për konsolidimin fiskale, menaxhimin e qëndrueshëm të borxhit publik dhe përmirësimin e klimës së investimeve.
Reformat në sektorin financiar dhe angazhimi ynë për mirëmenaxhimin e borxhit publik kanë rritur besueshmërinë e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe janë një sinjal i qartë për investitorët e huaj,” deklaroi Malaj.
Takimet shërbyen si platformë për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe prezantimin e potencialeve të ekonomisë shqiptare për investime rajonale
KOHA JONË SONDAZH

