Ministri Panariti në ALERT: Bujqësia prodhon, por kërkon financime

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në emisionin ALERT, në Ora News me gazetarin Granit Sokolaj, deklaroi se, “Bujqësia është një sektor të jep, që prodhon, por që kërkon mbështetje financiare më të madhe”.

“Jemi koshient që bujqësia prodhon. Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, bujqësia ka futur në arkën e shtetit dhe të fermerëve, 50 milionë dollarë më shumë sesa i gjithë viti i kaluar. Por, që të presësh të marrësh nga bujqësia, duhet t’i japësh frymëmarrje më fonde. Bujqësia kërkon para, kërkon investime”,deklaroi Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Panariti. Ministri i Bujqësisë u ndal edhe tek çeshtja e eksporteve të prodhimeve bujqësore, duke thënë se, produktet shqiptare eksportohen në shumë shtete të rajonit dhe Evropës dhe nuk kanë rezukltuar asnjëherë me probleme.

“I vetmi  shtet, ku kemi probleme është Maqedonia. Dyshimet janë të paqena, pasi analizat e laboratorëve të tyre janë të tilla, sa dy laboratorë nuk i nxjerrin njësoj. Ndaj, unë i kërkova Ministrit gjerman të Bujqësisë ndihmë, që për çdo rast dyshimi apo bllokimi nga Maqedonia, ose edhe ndonjë shtet tjetër, të çojmë kampionë në Gjermani për t’i analizuar. Nëse rast se vërtet kanë probleme, jam dakord të mbajmë kostot. Por në rast se pretendimet e Maqedonisë janë të pavërteta, atëherë situata ndryshon dhe autoritetet duhet t’u kërkojnë falje femerëve shqiptare, eksportuesve dhe shtetit shqiptar”, theksoi Panariti.

Një nga temat e nxehta ku u ndal ministri i Bujqësisë, ishte dhe çështja e Dermatozes Nudolare, sëmundjes së gjedhit. Ai deklaroi se, sapo ka mbërritur sasia prej 50 mijë vaksinash, pas pak ditësh do të mbërrijë sasia tjetër prej 140 mijë copë dhe po vazhdon vaksinimi në të gjithë vendin i kafshëve të paprekura, me prioritet zonat ku ka pasur vatra të sëmundjes. Sipas Panaritit, Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka kërkesa për këtë vaksinë, ndërsa Dermatoza Nodulare, në asnjë rast nuk transmetohet te njerëzit. Dhe për të qetësuar popullatën, Panariti theksoi se, “në asnjë rast, nuk ka pasur kafshë të ngordhura nga kjo sëmundje, që mund t’i jenë shitur kompanive të përpunimit të mishit.

“Ne, me rigorizitet, ndjekim procesin dhe çdo kafshë që ngordh nga kjo sëmundje, groposet nën mbikqurjen e veterinerëve tanë”, theksoi Panariti, duke folur edhe për mostransmetim të sëmundjes nga kafsha te njeriu, edhe nëse mishi i tyre konsumohet.
Kreu i Bujqësisë theksoi edhe vështirësitë para të cilave ndodhet Ministria që ai drejton, në rast të mbërritjes së Gripit të Shpendëve, për shkak të mungesës së buxheteve dhe kapaciteteve njerëzore, si dhe prioritetet për vitin 2017.

Pjesë nga intervista

Panariti: Kemi në dispozicion 50 mijë doza, pritet të vijnë edhe 150 mijë doza të tjera për të mbuluar nevojat me vaksinë të gjedhit. Ka një plan të shpërndarjes së vaksinës në qarqe. Në qendër të vëmendjes janë ato vende ku ka vatra infeksioni, por sigurisht vaksina nuk përdoret në vatrat e infeksionit, përdoret në breza të caktuara që janë pa shenja të sëmundjes.

Vaksina nuk përdoret në rastet kur është shfaqur sëmundja, por përdoret në kafshët e shëndosha. Për vatrat e prekura ka vetëm një altenrative, mjekimi sipas një procedure të kafshëve të prekura.

Ministria e Bujqësisë nuk e ka në dorë vaksinën, sepse nuk e prodhon atë. Kjo prodhohet nga një qëndër e autorizuar. Kjo vaksinë nuk është komerciale. Kjo është një vaksinë që prodhohet nga një qendër që ndodhet në Afrikën e Jugut dhe u përgjigjet kërkesave të shteteve. Ne nuk jemi të vetmit që kërkojmë. Është komplet Evropa Juglindore. Ne kemi bërë kërkesën tonë. Shërbimi veterinar ka qenë në kontakt me laboratorin e referencës dhe me strukturat e BE.

Në rastin kur kafsha është e prekur, ajo ka nevojë për një trajtim të posaçëm. Kur kafsha është e prekur nuk është vaksina alternative. Kafsha duhet ti nënshtrohet mjekimit. Përdoren dy kategori medikamentesh. Kjo sëmundje karakterizohet me temëpraturë të lartë dhe kur kalon 42 gradë kafsha ngordh prandaj ndërhyrja e parë është ajo me preparate kundër temepraturës. Ndërhyhet edhe me preparata që pengojnë infeskionet dytësore. Viroza nuk trajtohet por duhet penguar që të mos shfaqen infeksioent dytësore.

Bëhet një gabim i madh që përgjithësisht kafshët nuk mbahen një regjim special ushqimor që duhet të dominohet nga ushqimi i njomë dhe jo nga koncetratet dhe duhet ti jepet sa më shumë ujë.

Panariti:  Rasti i shitjes se lopës së ngordhur nuk është e vërtetë

Panariti: Që në fillim kam qenë mosbesues ndaj këtij raportimi, pasi e di që Shërbimi Veterniar i ndjek vatrat e infeksionit dhe kur ajo ngordh ajo groposet dhe vendi disifektohet.

Ky ishte një rast që unë nuk e di si e ka thënë ajo, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë. E gjithë zona e infektuar ndodhet në monitorim 24 orë në 24. Pra kur kafsha ngordh një ekip shkon e merr dhe groposot dhe disifektohet ambienti. Nuk është e vërtetë dicka e tillë sepse krijoi një panik te panevojshëm te konsumatori.

Panariti: Dermatoza nuk e prek njeriun në asnjë rrethanë.

Panariti: Kjo sëmundje nuk e prek njeriun në asnjë rrethanë. Është një virus strikt i orjentuar ndaj gjedhëve. Nuk ka asnjë rast që ky virus mund të prekë njeriun. Konsumi i prodhimeve ushqimore nuk paraqet rrezik për njeriun.

Por pavarësisht se virusi nuk e prek njeriun, një kafshë që vuan nga temeratura nuk prodhon prudukte cilësore, por ky mbetet i parrezikshëm për konsumatorin. Por ne nuk rekomandojmë që kafshët e prekura të përdoren për konsum. Duhet që ato të rimbëkëmben dhe pastaj të shërbejnë për konsum.

Panariti: Reforma e veterinarise e rëndësishme, duhet bashkëpunimi PPP

Panariti: Reforma e veterinarisë ka qënë sfida më e rëndësishme në kuadrin e reformave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë. Reforma synonte dy qëllime kryesore. Fillimisht të sillte sistemin veterinar në një çati të vetme administrative. Shërbimi veterinar pavarësisht se ka qenë i drejtuar nga një ligj unik nuk vepronte në mënyrë integrale. Me ligjin e ri i gjithë ky shërbim vjen nën një çati të vetme duke qenë aktiv në mënyrë integrale në raport me kërkesat e ligjit.

Kemi bashkëpunim të trupave veterinare si njësi e vetme nën një komandë të vetme nga drejtoria e vetrinarisë së Ministrisë së Bujqësisë edhe në raport me strategjinë e parandalimit të kontrollit të sëmundjeve infesktive. Hapi i dytë i rëndësishëm i reformës veterinare ka qenë Partneriteti Publik Privat. Ne kemi qenë dhe mbetemi të ndërgjegjshëm që me trupën aktuale të veterinarit nuk mund të mbulojmë të gjithë nevojat e territorit për diagnozën e sëmundjeve, për regjistrimin e kafshëve dhe për këtë duheshe që të  konsolidoheshe një partneritet me privatin dhe krijimi i stacioneve veterinare është hapi i dytë i rëndësishëm i kësaj reforme. 50 stacione do të mbulojnë pikat e Shqipërisë duke mos lënë pa trajtuar asnjë kafshë. Ne kemi inaguaruar 10 stacionet e para.

Panariti:  Regjitrimi i kafshëve, proces  kompleks,  kërkon staf

Panariti: Është një proces delikat që nuk ka të bëjë vetëm me thjesht vendosjen e një matrikulli në veshin e kafshëve. Ky nuk është një proces i thjeshtë, numri regjistrues duhet të hidhet në një regjistër pastaj të hidhet në një kompjuter dhe ky numër duhet të shoqërojë kafshën gjatë gjithë ciklit të saj jetësor. Kjo kërkon një kompleks aktorësh, pra kërkohen ata që fillimisht do të bëjnë matrikullimin, kërkohen regjistruesit dhe pastaj duhet të kemi sistemin ruda, ose gjendja civile e kafshëve e cila në një farë mënyre lidhet me zyrat përkatëse të BE dhe tregohet se cfarë ndodh me tufat e bagtive në Shqipëri. Ky proces kërkon shumë më tepër staf. Një nga vërejtjet e progress raportit ka qenë që shërbimi veterinar në Shqipëri vashdon të jetë me shumë mangësi në personel dhe që ne brenda mundësive tona po mundohemi të mobilizojmë ato forca që do të na duhet ti kemi në terren për të finalizuar procesin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve.

SHKARKO APP