Ministri Salla në dëgjesa publike me fermerët, Rama: Politika konkrete për një sektor të fortë e me standarde
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me përfaqësues të Agjencia për Zhvillim Rural dhe Bujqësor, zhvilloi biseda të drejtpërdrejta me fermerë nga disa bashki të vendit.
Takimet u mbajtën me fermerë nga Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Korçë, Maliq, Kolonjë, Devoll dhe Pustec. Në fokus të diskutimeve ishte Skema Kombëtare 2026 dhe propozimet konkrete që fermerët sollën nga përvoja e tyre në terren. Dëgjesat janë përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook theksoi rëndësinë e dialogut me fermerët.
”Në çdo qark, për t’i kthyer nevojat reale të fermerëve në politika konkrete, sepse bujqësia ndërtohet bashkë me fermerët dhe vetëm kështu forcojmë sektorin, rrisim konkurrueshmërinë dhe ecim drejt standardeve të BE-së”,-shkruan kryeministri. Dëgjesat me fermerët janë pjesë e procesit konsultues për Skemën Kombëtare 2026, që synon rritjen e mbështetjes për sektorin bujqësor dhe përafrimin e politikave me standardet e Bashkimit Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

