Ministri Vengu: Inteligjenca Artificiale, hapi i radhës në strategjinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sipas tij do të hidhen hapat e radhës në strategjinë për mbrojtjen 2030, duke filluar nga implementimi i Inteligjencës Artificiale si instrument për sintetizimin e informacionit, zhvillimi teknologjik i Forcave të Armatosura në nivel kapilar dhe mbështetja e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet teknologjive inteligjente.

”Inovacioni është në qendër të vizionit tonë për transformimin e gjithë konstelacionit të Mbrojtjes në një mekanizëm inteligjent dhe promotor të modernizimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e përuruar në prill të 2024 synon ndër të tjera forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxisë zhvillimin e një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?