Ministri Vengu: Krenar për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot në ditën e rimandatimit në këtë post dhe betimit në Presidencë skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të mbrojtjes. Vengu gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Kryeministrit Edi Rama, për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësinë për t’i shërbyer vendit përgjatë më shumë se një dekade, aty ku detyrat shtetformuese të kësaj skuadre politike e kërkonin.

“Nuk mund të mos falënderoj në këto momente të gjithë personelin e angazhuar në misione të rrezikshmërisë së lartë dhe familjet e tyre – ata që qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri që qytetarët tanë të jetojnë, punojnë dhe gëzojnë jetën të sigurt”, u shpreh Vengu. Ai theksoi se ata janë njësia matëse e një shteti që mbron dhe nuk dorëzohet përballë sfidave, duke shprehur krenarinë për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pirro Vengu është lindur më 24 prill 1986, në Elbasan. Prej korrikut 2024 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes. Nga viti 2019 e deri në vitin 2024, Vengu ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës. Në periudhën 2017 deri në 2019, ai ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri. Nga viti 2013 deri në 2017, ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme. Gjatë viteve 2010-2013, Vengu ka mbajtur rolin e Koordinatorit të Programeve Kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?