Ministri Vengu në Forumin Ekonomik: Korridori VIII, jo vetëm rrugë, por edhe aset strategjik për sigurinë e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar Korridorin VIII jo thjesht si një projekt infrastrukturor transporti, por si një element kyç të arkitekturës së sigurisë në rajon.
Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës, detaje të së cilës i ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu theksoi se Shqipëria po ndjek një strategji të qartë investimesh në infrastrukturë me “përdorim të dyfishtë”, civil dhe ushtarak.
“Theksova rolin strategjik të Korridorit VIII si projekt që i shërben njëkohësisht zhvillimit rajonal dhe arkitekturës së sigurisë së NATO-s në Evropën Juglindore,” deklaroi Vengu.
Ministri i Mbrojtjes bëri gjithashtu një lidhje të drejtpërdrejtë mes sigurisë dhe procesit të integrimit evropian. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një proces negociatash.
“Është korniza që rrit kapacitetet shtetërore dhe e pozicionon vendin si faktor stabiliteti dhe sigurie,” përfundoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

