Ministri Vengu në Varshavë: Shqipëria mes 15 vendeve kryesore për kapacitetet e mbrojtjes kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në Forumin e Sigurisë, në Varshavë, Poloni WSF2025, një format shumë i rëndësishëm në Evropë sa i përket bashkëpunimit mes vendeve të NATO-s, Bashkimit Europian dhe industrisë ushtarake. Për të ky forum mundësoi që eksperienca e ndërthurur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe aktorëve të industrisë ushtarake të përdoret si një bazament i fortë për modernizimin e sektorit të mbrojtjes.

“Pas konsultimeve dypalëshe me homologun polak patëm mundësinë që të vendosnim piketat e bashkëpunimit në rrafshin e industrisë ushtarake dhe të fuqizimit të kapitalit njerëzor mes dy Forcave tona të Armatosura”, tha Vengu. Ministri vuri në dukje se Polonia është një vend shembull për sa i përket mënyrës se si ka gërshetuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian dhe fuqizimin e industrisë ushtarake si një shtyllë zhvillimi ekonomik.

“Këto mësime të vyera ne synojmë t’i përvetësojmë në funksion të rritjes se kapaciteteve të Forcave të Armatosura shqiptare”, theksoi ai. Ministri Vengu tha se sivjet sa i përket mbrojtjes kibernetike Shqipëria ka pasur arritje domethënëse, arritje të njohura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditët e fundit Shqipëria ka arritur të renditet mes 15 vendeve kryesore për sa i përket kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike qofshin këto civile apo ushtarake. Do të përpiqemi ta replikojmë këtë format së shpejti edhe në vendin tonë falë bashkëpunimit me aleatët polakë, gjermanë, amerikanë në mënyrë që të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, të industrisë ushtarake të mbrojtjes kibernetike të gjejnë një vend të posaçëm në politikën e bashkëpunimit tonë ushtarak me vendet aleate dhe posaçërisht me Evropën Juglindore”, theksoi Vengu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?