Ministri Vengu: Shqipëria është faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mirëpriti sot në auditorin e Akademisë së Forcave të Armatosura pjesëmarrësit e kursit të avancuar të ACSC (Advanced Command and Staff Course) të Mbretërisë së Bashkuar, një prej programeve më prestigjioze të edukimit strategjik ushtarak në nivel global. Programi mbledh mbi 250 kursantë nga 45 vende të botës, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.
Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi se Shqipëria ka fituar një rol të rëndësishëm si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe ka forcuar në mënyrë të vazhdueshme kontributin e saj në misionet e NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë.
“Edhe pse një aleat modest për nga përmasat, Shqipëria kontribuon me profesionalizëm, seriozitet dhe vullnet të palëkundur për sigurinë kolektive”, u shpreh Vengu, duke nënvizuar se besimi i partnerëve ndërkombëtarë në Forcat e Armatosura shqiptare është rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
KOHA JONË SONDAZH

