Ministri Vengu takon komandantin Kudusi Lama: Mbrojti shqiptarët e Kosovës dhe u qëndroi përballë forcave jugosllave
Ministri i Mbrojtjtes, Pirro Vengu ka takuar komandant Kudusi Lamën, në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ai shkruan se Kudusi Lama drejtonte Divizionin e Këmbësorisë së Kukësit në ditët regjimi gjenocidal detyroi shqiptarët e Kosovës të largohen nga trojet e tyre. Vengu tha se Lama siguroi transportin dhe mbrojtjen e refugjatëve drejt Shqipërisë dhe, në prill 1999, u qëndroi përballë forcave jugosllave.
“Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një përshëndetje me respekt për komandant Kudusi Lama, ushtarak i shkëlqyer dhe burrë i madh i vlerave kombëtare.
Gjeneral Lama drejtonte Divizionin e Këmbësorisë së Kukësit në ditët kur tmerri i regjimit gjenocidal detyroi shqiptarët e Kosovës të trokisnin në dyert e vëllezërve të tyre përtej bjeshkëve. Pa e vënë asnjëherë në dyshim misionin, bashkë me trupat nën komandë, ai siguroi transportin dhe mbrojtjen e refugjatëve drejt Shqipërisë dhe, në prill 1999, u qëndroi përballë forcave jugosllave.
Më shumë se dhjetëra medalje të grumbulluara gjatë karrierës, komandant Lama gëzon mbi të gjitha respektin dhe mirënjohjen e shqiptarëve nga të dyja anët e bjeshkëve”, shkruan Vengu.
KOHA JONË SONDAZH

