Ministria e Arsimit dhe Sportit, platformë të re hetimi Anti-doping

Nga parajsa “në ferr”. Pasi fituan medalje ari në peshëngritje, gjatë garave të fundvitit të kaluar, rezultuan pozitivë në testet anti-doping disa nga sportistët më të suksesshëm të peshëngritjes shqiptare, Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku.  Ky fenomen ishte në fokusin edhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke përbërë një nga temat e diskutimit gjatë një seminari për një platforme të re të Edukimit Fizik dhe Sportiv. Në të merrte pjesë përveç zv. ministrit të Arsimit, Rauf Dimraj, edhe profesori italian, Alesandro Donati, këshilltar i Agjencisë Botërore të anti-dopingut. Ky i fundit foli edhe mbi skandalin që përfshiu sportin tonë dhe më konkretisht mbi peshëngritjen. – “Skandali në peshëngritje ka prekur shumë vende të botës, jo vetëm Shqipërinë. Fakti që disa sportistë rezultuan pozitivë me doping është diçka e rëndë. Në raste të tilla është e rëndësishme që të kuptohet se sportisti nuk vepron asnjë herë i vetëm. Rreth tij ka persona të tjerë të përgjegjshëm. Është e qartë që një çështje e tillë duhet të hetohet në thellësi për të kuptuar se cilat janë përgjegjësitë e sportistit,” – shprehet Alesandro Donati.    Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes nuk kanë bërë ende një analizë me nxjerrjen e përgjegjësive pas skandalit që përfshiu sportin më elitar në vend. Daniel Godelli, Romela Begaj e Hysen Pulaku rezultuan pozitiv pas testit A anti-doping, ndërkohë që fituan edhe medalje.  Edhe testi B rezultoi pozitiv për Begaj dhe Pulaku, të cilëve iu është konfirmuar prania e substancës së ndaluar. Priten përgjigjet e dyta për kampionët e botës në dy-garësh, Daniel Godelli, si shansi i fundit që Shqipëria dhe sporti shqiptar të tregohet sadopak i pastër në këtë situatë. 

SHKARKO APP