Ministria e Drejtësisë organizon tryezën e 24 konsultative për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini.

Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente themelore për një shoqëri që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian. Pjesëmarrësit theksuan se familja duhet të jetë një hapësirë sigurie dhe mbrojtjeje, ku dhuna dhe shkelja e të drejtave të fëmijëve nuk mund të tolerohen.

Gjatë tryezës u diskutuan mënyrat për të reflektuar këto parime në dispozitat e reja të Kodit Penal, duke mbledhur përvojat dhe praktikat më të mira në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Sipas pjesëmarrësve, harmonizimi me standardet europiane të të drejtave të njeriut është kyç për forcimin e Shtetit të së Drejtës dhe për përmirësimin e besimit publik në institucionet e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u prezantua më 25 korrik, pas një pune disa-vjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës, prof. Arben Rakipi. Në kuadër të procesit të konsultimeve janë planifikuar rreth 25 tryeza publike, ku do të përfshihen aktorë të sistemit të drejtësisë, partnerë ndërkombëtarë, universitetet, shoqëria civile, mediet dhe qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Drejtësisë thekson se këto konsultime synojnë të krijojnë një Kod Penal modern, të drejtë dhe të qartë, që mbron fëmijët dhe familjen si elemente themelore të shoqërisë, duke garantuar një bazë ligjore të fortë për një shtet të drejtë dhe të përputhur me standardet europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?