Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Ky vendim vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci.

Ndërkohë, katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku. Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?