FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: Deri në 2028, s’do të blejmë energji nga jashtë. Jemi me fat që…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, ku ka marrë pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, I organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Në fjalën e tij në panel, Rama u shpreh se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë një vend Sovran dhe nuk do të blejë energji nga jashtë.
Jemi me fat sepse nuk varemi nga hidrokarburet, kemi burimet hidrike dhe jemi 100 % me energji të ripërtëritshme. Jemi te niveli më i lartë i renditjes. Mos harroni se burime ujore do të thotë se ne varemi nga humori i Allahut. Kur nuk kemi shi na duhet t’i drejtohemi importit dhe këtu puna vështirësohet. Kemi investuar në energji diellore dhe të erës që të mos kemi më nevojë ti drejtohemi importit, plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi sovran nuk do të blejmë energji nga jashtë.
Kemi një bashkëpunim strategjik dhe dua të them se kjo ka ndodhur falë këtij vendi e udhëheqësit të madh tuaj që ka vizionin e njerëzimit që shkon përtej kufijve.
Ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jetën e qindra milionë njerëzve jashtë vendit tuaj. Ambicia jonë është së bashku me Emiratet Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim tre palësh. Përmes kabullit ndërlidhës me Italinë t’i shërbejmë Europës”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?