Ministria e Energjisë: HEC-et e vegjël, balancuam interesat mes palëve

Sipas saj, vendimi ndryshon metodologjinë mbi bazën e së cilës, më pas, do të jetë Enti Rregullator i Energjisë ai që do të përllogarisë çmimin e energjisë që prodhuesit do ti shesin operatorit përkatës të ngarkuar me një detyrim të tillë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë siguron gjithashtu se vendimmarrjet e saja në kuadër të reformës në sektorin energjitik janë konsultuar dhe vazhdojnë të konsultohen me grupet e interesit.

“Vendimmarrjet synojnë rritjen e likuiditetit në sektor, çka që do të bënte të mundur edhe shlyerjen e borxheve të prapambetura ndaj prodhuesve private. Qeveria është angazhuar seriozisht për të nisur menjëherë shlyerjen e këtyre borxheve të prapambetura dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë”, citojnë drejtuesit e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar se tarifat aktuale të energjisë elektrike të miratuara prej Entit Rregullator të Energjisë marrin parasysh vetëm deri 280 mijë megavat energji të prodhuar nga HEC-et e vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në total, janë firmosur nga qeveria e mëparshme 164 kontrata koncesionare për ndërtimin e 435 hidrocentraleve. Aktualisht, prodhimi i HEC-eve të vogla ka arritur në 748 mijë megavat për 2014 dhe pritet rritja e mëtejshme në 920 mijë megavat në 2015. Në mungesë të ndërhyrjes së qeverisë, barra në kurriz të KESH-it, që indirekt është barrë për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit, do të shtohej në mënyrë të konsiderueshme duke imponuar rritjen e çmimit fundor të energjisë për qytetarët shqiptarë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?