Ministria e Jashtme në kontakt me Spanjën nëse ka shqiptarë të prekur nga aksidenti hekurudhor

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se po ndjek me shqetësim të thellë aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën pranë qytetit Adamuz, në provincën e Kordobës.

Në një njoftim për shtyp MEPJ shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet spanjolle, ndërsa të plagosurve i uron shërim sa më të shpejtë.

Reagimi nga Ministria e Jashtme:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën pranë qytetit Adamuz, në provincën e Kordobës.
Ministria shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet spanjolle. Të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë.
Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe po ndjek situatën për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur. Strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ofruar asistencën e nevojshme.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
ℹ️ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid
📧 [email protected]
📞 +34 606 37 68 30

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?