Ministrja Kumbaro: Trajnim për drejtuesit e rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, në bashkëpunim me Special Olympics,  ka zhvilluar një trajnim të dedikuar për 60 drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës,  me synimin për të forcuar arsimin gjithëpërfshirës në shkollat shqiptare.

Mësuesit ndihmës luajnë një rol kyç në mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe të personalizuar të nxënësve me nevoja të veçanta,  duke ndihmuar secilin fëmijë të zhvillojë potencialin e tij në mënyrë të plotë.

Trajnimi u përqendrua në, aktivitetet mësimore dhe sportive,  praktikat që nxisin përfshirjen sociale dhe zhvillimin e aftësive,  modelet e bashkëpunimit me prindërit dhe komunitetin shkollor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Arsimit,  Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale,  theksoi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky trajnim që nisi me 60 drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës, do të shtrihet në gjithë vendin, si përpjekje për të konsoliduar më tej arsimin gjithëpërfshirës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?