Ministrja Evis Sala: Tre fusha kyçe për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Profesoreshë Evis Sala, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka dhënë një intervistë për “World Health Voices”, duke prezantuar vizionin e saj për transformimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Eksperta ndërkombëtare në imazherinë onkologjike ka punuar më parë në Cambridge, Sloan Kettering në SHBA dhe Policlinico Gemelli në Itali, ndërsa tani drejton sektorin kombëtar të shëndetësisë.

Sala ka përcaktuar tre fusha strategjike për reformën: Onkologjia dhe Rrjeti Shqiptar i Kancerit, një sistem diagnostik i unifikuar dhe integrimi i inteligjencës artificiale dhe digjitalizimi. Për Onkologjinë, ajo synon krijimin e një rrjeti kombëtar me një Institut Onkologjik në Tiranë, ku do të funksionojnë tre qendra kryesore: Hemato-onkologjia, Onkologjia pediatrike dhe Onkologjia e përgjithshme. Standardizimi i protokolleve dhe zhvillimi i provave klinike janë pjesë e këtij projekti.

Në fushën e diagnostikës, Sala planifikon një sistem të integruar në të gjithë vendin, duke shfrytëzuar avantazhin e popullsisë prej 2.4 milionë banorësh për një qasje të unifikuar dhe efikase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtylla e tretë është përdorimi i inteligjencës artificiale dhe shëndetësisë digjitale për të lidhur sistemet ekzistuese dhe për të përmirësuar shërbimet. Sala e sheh AI-në si një mjet çlirues për profesionistët, duke i lejuar ata të fokusohen në vendimmarrje dhe interpretim, jo në detyra rutinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja nënvizon rëndësinë e mentorimit dhe përvojës ndërkombëtare, duke këshilluar të rinjtë të eksplorojnë botën, të ndërtojnë rezistencë dhe të mësojnë nga praktikat më të mira dhe gabimet e të tjerëve.

Në fokus të vizionit të saj mbeten tre shtyllat: onkologjia, diagnostika dhe AI digjitale, si bazë për një sistem shëndetësor modern, të barabartë dhe të përqendruar te pacienti në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?