Ministrja Ibrahimaj: Janë rritur çmimet e perimeve, po monitorojmë tregun
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli sot për çmimin e naftës që ditën e djeshme u ul me 10 lekë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës.
Ibrahimaj tha se rritje të çmimeve kanë pësuar dhe frutat ndërsa perimet akoma më shumë ndërsa shtoi se po bëhet monitorim i tregut me bazë ditore. Ajo tha se qeveria do të subvencionojë ato kategori që nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve.
“Dje bëmë një ulje domethënës të çmimit të naftës. Në bazë ditore ne monitorojmë çmimet dhe çdo ditë me qëllim që të garantojmë që çmimet në tabelë janë ato që reflektojnë ndryshimet e fundit.
Ditët e fundit që nga mesi i muajit mars, kemi parë një rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve që kanë ndikuar në shportë. Inflacioni shënoi 2.6% me rritje të lehtë. Kemi monitoruar çmimet në njësi tregtare, qoftë fruta-perimet por të gjitha produktet e shportës. Reflektimi ka ndodhur në kategorinë e perimeve ndërsa kategoritë e tjera të çmimeve nuk kanë pasur rritje. Nga eksperienca e luftës së Ukrainës, në të gjithë botën u materializua një rritje e inflacionit të ushqimeve. Do të kujdesemi të subvencionojmë shtresat në nevojë”, tha ministrja.
KOHA JONË SONDAZH

