Ministrja Ibrahimaj: Po përgatisim një akt për ndërhyrje në reduktimin e akcizës së naftës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat një ditë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve, u shpreh se qeveria po bën gati edhe një akt për të ndërhyrë në uljen e akcizës.

Sa i takon ndërhyrjeve të tjera, do të bëjmë një akt që do ndërhyjë në reduktimin e akcizës në nivel 20%, do të miratohet në këshillim e Ministrave dhe do behet publike në momentin e duhur.

Kemi gjykuar që për pensionistët dhe shtresat në nevojë çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe shporta e ushqimeve bazë. Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, siç kemi bërë më parë, nuk ndryshuam çmimin e energjisë dhe ndërhymë në disa paketa mbështetëse për kategoritë në nevojë”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po monitorojmë një shportë me 80 ushqime bazë, janë reflektuar rritje çmimesh, do aktivizojmë grupe monitorimi për verifikim këto çmime. Do marrim vendime për çmimet e shportës së konsumit”, tha ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?