Ministrja Koçiu: Dokumentet personale, kartë identiteti, leje drejtimi e diplomë do t’i keni në telefon
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, theksoi se Identiteti Digjital do përdoret kudo ku ndodhet qytetari, dhe do të ndryshojë mënyrën se si ndërveprojmë me shtetin, bankën apo biznesin. Sipas ministres, ky mjet do të shmangë burokracitë dhe do të ofrojë më shumë besim dhe me efikasitet.
“Imagjinoni portofolin tuaj digjital në telefon, në xhepin e kujtdo, kudo që është, nga Tirana, deri në skajin më të largët. Aty, me një klikim, janë të gjitha dokumentet personale: karta e identitetit, leja e drejtimit të automjetit, diploma, gati për t’i përdorur kudo, në çdo vend të Europës. Të sigurta, të mbrojtura dhe të aksesueshme në çdo moment. Me këtë portofol, çdo qytetar mund të thotë: “Ky jam unë.” Në sekonda. Pa letra. Pa radhë. Pa vonesa. Në bankë, te noteri, në zyrat publike, me disa klikime, pa dokumente që humbasin apo firmosen disa herë. Për shtetin, kjo do të thotë shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, më pak burokraci, më shumë transparencë. Për biznesin, do të thotë më shumë besim, më shumë efikasitet. Identiteti digjital lidhet me biometrinë, me njohjen e fytyrës, me gjurmët e gishtave, me nënshkrimin elektronik”, tha Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

