Ministrja Koçiu: Mbi 5 mijë efektivë në terren, në mbështetje për të gjithë strukturat
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në mbledhjen e Emergjencave, të zhvilluar ditën e sotme foli për situatën e përmbytjeve në vend, duke thënë se efektivë të policisë së Shtetit kanë qenë në terren në mbështetje të çdo situate.
“Kemi bërë të mundur që të gjendemi pranë çdo qytetari që ka patur nevojë qoftë për çdo situatë. Mijëra efektivë prezentë në gjithë territorin. 5500 punonjës të policisë së shtetit kanë qenë në terren për të mbështetur të gjithë strukturat. Forcat zjarrfikëse, mbi 720 efektivë të përfshirë, kanë kryer edhe ata rolin e tyre sa i përket misioneve shpëtuese. Zjarrfikësit kanë qenë të kudondodhur. Tani është momenti për të mbledhur informacione lidhur me dëmet”, tha Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

