Ministrja Koçiu në Londër, merr pjesë në samitin për Sigurinë dhe Migracionin: Forcojmë sigurinë kibernetike

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin që po mbahet në Londër. Koçiu u prit nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Shabana Mahmood.

Koçiu shkruan se ishte pjesë në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit, në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin për të forcuar bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe sfidave të sigurisë kibernetike.

”Sot në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit, në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin për të forcuar bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe sfidave të sigurisë kibernetike”,-shkruan Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.   Takimet do të kulmojnë me Samitin e Liderëve të thirrur nga kryeministri britanik në Londër, më 22 tetor 2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?