Ministrja Koçiu në Lundër: Plotësoni dokumentacionin e dosjes së kantierit! Asnjë mundësi abuzimi për përfitim

Për të qartësuar procedurat e inspektimit në kantieret e ndërtimit, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, ndoqi nga afër një rast të tillë, në zonën e Lundrës. Ajo së bashku me dy inspektorë të IKMT-së, shpjeguan hollësisht fazat e kësaj procedure, dhe masat që merren kur konstatohen shkelje. Koçiu tha se në kuadër të operacionit për verifikimin e ligjshmërisë së ndërtimeve në kantiere të ndryshme është bërë një punë voluminoze me rezultate të prekshme. ”Gjatë kësaj periudhe IKMT ka inspektuar mbi 581 objekte, rreth 26 subjekte, që mund të duken si shifra të vogla, por është një punë voluminoze”,-tha Koçiu.

Duke folur për kuadrin ligjor sa u përket punimeve, Koçiu vuri në pah 3 ligjet që duhet të respektohen rreptësisht nga ndërtuesit. ”Jemi këtu për ta bërë të qartë për të gjithë të interesuarit, nga ata që zhvillojnë një pronë, te ata që duan të blejnë një pronë, të qartësojmë çfarë pune bën IKMT, së bashku me Policinë e Shtetit në këtë operacion, i cili do të vijojë pa ndërprerje deri sa të vendoset ligjshmëria në territor dhe lejet e ndërtimit të zbatohen 100% ashtu siç janë dhënë. Në vijim edhe të ndryshimeve më të fundit ligjore, të cilat kanë forcuar më tej masat për të zhvilluar ashtu siç duhet punimet në kantieret e ndërtimit, specifikisht, 3 aktet ligjore që janë të domosdoshme për t’u mbajtur parasysh nga zhvilluesit e punimeve, duke nisur nga ligji për planifikimin e territorit, ligji për inspektimin dhe kontrollin mbi territorin dhe ligji për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”,-tha ministrja. Inspektorët e IKMT, shtjelluan në mënyrë të detajuar se si veprohet gjatë një procedure inspektimi dhe çfarë rëndësia ka ‘dosja e kantierit’.

Në lidhje me masat që merren kur konstatohen shkelje dhe pasojat e mundshme për ndërtuesit, inspektori i IKMT shpjegoi se në vazhdën e ndryshimeve ligjore, me aktin normativ që ka hyrë në fuqi, në sipërfaqet e konstatuara në shkelje nga subjektet që janë në masën mbi 10% kalohet në konfiskim të vetë objektit dhe në sekuestrim për interes publik ose prishje të të gjithë strukturës që konstatohet, në ndërtim e sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në rastet kur konstatohet kundërvajtje në kantiere, trupa e inspektimit mban një procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes. Një kopje i dorëzohet subjektit në kantier, e cila duhet të nënshkruhet. Nëse nuk e nënshkruan, sepse mund ta refuzojë, atëherë e bëjmë me shpallje, nga momenti i mbajtjes nga trupa e inspektimit të procesverbalit të kundërvajtje, brenda një afati 10-ditor duhet të dilet me një masë administrative e vendimit me gjobë. Kjo shoqërohet ose me vendim prishje ose me pezullim punimesh, sipas rastit të kundërvajtjes”,-bëri me dije Inspektori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Koçiu tha se kjo është shumë e rëndësishme për të sqaruar se çdo abuzim për përfitime ekonomike, aktualisht është i pamundur. Ajo përsëriti apelin për qytetarët që duan të blejnë një pronë, të kenë kujdes e të verifikojnë rregullsinë e zbatimit të lejes. Ajo theksoi gjithashtu se nga fillimi i muajit nëntor ka nisur një operacion të pandërprerë lidhur me zbatimin e punimeve të ndërtimit në të gjithë zonën e Farkës dhe më gjerë. Në lidhje me objektin që u verifikua, ajo përgëzoi ndërtuesin i cili rezultoi i rregullt në zbatimin e lejes së dhënë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?