Ministrja Koçiu pret Gonzato-n: Angazhim për përmbushjen e kritereve të kapitujve 23 dhe 24 të integrimit

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu takoi sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato. Koçiu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e angazhuar për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24, me fokus te sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe siguria.

“Në takimin e sotëm falenderova Ambasadorin e Bashkimit Evropian Silvio Gonzato dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në reformat e nisura”, shkruan Koçiu.

Ambasadori Gonzato theksoi se progresi në dosjet që lidhen me punët e brendshme, sigurinë dhe migracionin është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se këto reforma nuk janë vetëm të rëndësishme për integrimin në BE, por edhe domethënëse për qytetarët shqiptarë, pasi sjellin mbrojtje për personat në situata të cenueshme, institucione më të forta dhe më shumë siguri për qytetarët. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese shqiptare me asistencë teknike dhe financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?