Ministrja Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj: Çdo ankesë e qytetarëve të trajtohet me prioritet

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu prezantoi këtë pasdite drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj. Gjatë fjalës, Koçiu theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë kyçe në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.

“Çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ministrja Koçiu. Ajo siguroi se qytetarët do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale.

Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit. Ai ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe strukturave të hetimit të korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë thelbësore në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.
Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të kësaj Agjencie, z. Eduart Merkaj, theksova se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë. Qytetarët meritojnë dhe do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale, ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?