Ministrja Koçiu vlerëson kontributin e ish-punonjësit të policisë, Sali Kasi: Rritje të pensioneve nga 2026
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në banesën e Sali Kasit, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, ku u njoh nga afër me historinë e tij të shërbimit dhe kontributin ndër vite në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.
Koçiu vlerësoi rrugëtimin profesional të Kasit, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të vendit. Në bisedë u trajtuan sfidat e një karriere të gjatë në polici, sakrificat personale për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjen, si edhe pasioni për librat, të cilët ish-polici i konsideron bashkudhëtarë të përditshmërisë në pension.
Ministrja ndau gjithashtu me Sali Kasin vendimin më të fundit të qeverisë për bonusin e fundvitit, si dhe rritjen e pensioneve nga janari 2026, duke e cilësuar këtë si një mbështetje të merituar për ata që kanë shërbyer me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të vendit.
”Në shtëpinë e Sali Kasit gjeta jo vetëm një ish-punonjës policie, por një histori të gjallë të ndershmërisë dhe sakrificës. Biseduam për rrugëtimin e gjatë në shërbim të vendit, për sakrificat për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, si dhe pasionin për librat si bashkëudhëtarë të përditshmërisë në pension. Ndava me Saliun lajmin e mirë të vendimit më të fundit të qeverisë për bonusin e fundvitit dhe rritjen e pensioneve nga janari 2026, një mbeshtetje që u takon atyre që kanë punuar me integritet në shërbim të vendit”,-shkruan Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

