Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi Presidentin Erdoğan si një mik të provuar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Ministrja shprehu mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
Spiropali theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.
“Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, u shpreh Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH
A të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 30583

