Ministrja Sala takim me presidentin e aleancës kundër kancerit në Itali: Do ndërtojmë një sistem onkologjik modern

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Evis Sala zhvilloi një takim me presidentin e aleancës kundër kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria ku u diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë  për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale. ”Shqipëria mbetet e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë, ndërsa vazhdon puna për ndërtimin e një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient”,-shkruan ministrja Sala.

Postimi i plotë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria ku u diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë  për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë:
Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik;

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve;

Swiss Digital Mobile Reklama

Standardizimin e protokolleve të trajtimit;

Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative.

Shqipëria mbetet e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë, ndërsa vazhdon puna për ndërtimin e një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?