Ministrja Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës, ndërsa u shpreh e keqardhur që ende nuk kanë arritur konstituimin e Kuvendit. “Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Puna është se sa vullnet politik ka nga të gjitha palët për t’i tejkaluar këto vështirësi. Duhet ta them që sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sigurisht institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse. Duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial”, u shpreh Spiropali.

Duke u ndalur te sulmi në Banjskë, Spiropali tha se qartazi ai ishte një sulm terrorist dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë. “Sulmi në Banjskë ishte i papranueshëm dhe asnjë alibi nuk mund të fshehë përgjegjësinë e atyre që ndërmorën atë sulm. Sa i takon çështje të sigurisë në Kosovë, SHBA e ka bërë të qartë që misioni i UNMIK nuk duhet të jetë më. KFOR, EULEX, autoritet e Kosovës mjaftojnë për të garantuar sigurinë. Pra, garantimi i sovranitetit dhe shtrirjes së këtij sovraniteti në gjithë territorin duhet të ecin paralelisht. Duhet gjetur një marrëveshje që garanton kohë për zhvendosjen e UNMIK”, tha Spiropali.

Spiropali tha gjithashtu se Kosova nuk duhet të thellojë ndarjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të tregojë kujdes të shtuar. ”Çdo fraksion, çdo moskuptim, çdo keqkuptim me partnerët tanë, sidomos me SHBA, sigurisht që sjell shqetësim në Kosovë, sjell shqetësim dhe në Tiranë. Ne do punojmë fort, ashtu siç kemi bërë deri tani jo vetëm që të përfaqësojmë Shqipërinë në ambasadat tona, si në organizatat ndërkombëtare në NATO apo kudo tjetër, ku Shqipëria e ka një zë dhe nuk e ka një zë të mekët, por e ka një zë të fortë, e ka fituar këtë prestigj. Do ta përdorim këtë zë edhe për Kosovën, pavarësisht arsyeve, çështjeve, pavarësisht se ku qëndron faji dhe ku qëndron çështja, ne do ta përdorim zërin dhe forcën tonë për ta mbështetur Kosovën në çdo hap”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?