Ministrja Spiropali me ambasadorin e Italisë: Më 18 shkurt Tirana mirëpret Forumin e Korridorit VIII

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII. Ajo e cilëson këtë projekt një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.

Postimi i plotë

Me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, koordinojmë përgatitjet për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII, arteries strategjike që sjell me vete një potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo platformë e nivelit të lartë që do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?