Ministrja Spiropali me homologun izraelit vizitë në Jeruzalem: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit (Knesset) të Izraelit, Amir Ohana.

Spiropali theksoi se më herët, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ka bashkëndarë me kryeparlamentarin Ohana vizionin për rienergjizimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve.

Në këtë takim, ajo theksoi se u ndalën gjatë tek idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijojnë më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj vizite, Spiropali falenderoi gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, me besimin për t’i parë të dy vendet të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre. Në ditën e dytë të qëndrimit në Izrael, ministrja Spiropali u prit sot më herët në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?