Ministrja Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, i pranishëm edhe Presidenti Trump
Në vijim të vizitës zyrtare në Amerikë, ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Mëngjesin Tradicional të Lutjeve, një ngjarje me karakter solemn që mblodhi figura të larta politike, shoqërore dhe fetare në Washington. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Mesazhi qendror i aktivitetit theksoi rëndësinë e besimit si një vlerë themelore që forcon shoqërinë njerëzore dhe nxit unitetin, dialogun dhe përgjegjësinë morale në jetën publike. Ngjarja shërbeu si një moment reflektimi dhe bashkimi, duke rikujtuar rolin që besimi dhe vlerat shpirtërore kanë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të drejtë.
”Washington DC. Në Mëngjesin e Lutjeve, me prezencën e Presidentit Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë. Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore”,-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

