Ministrja Spiropali përkujton ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Priu me urtësi dhe vetëdijë atdhetare të palëkundur

Në 81-përvjetorin e Ibrahim Rugovës, ministrja Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh përkujtimor për ish-Presidentin e Kosovës.

Spiropali kujton se qysh në fëmijëri Ibrahim Rugova i ishte shfaqur si një figurë profetike, ndërsa më vonë e kishte kuptuar se ai “nuk ngjante me askënd tjetër”.

Mesazhi i Spiropalit: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahim Rugova
Ndoshta për shkak të emrit Ibrahim/Abraham, në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet.
Më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme.
Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi.
Ibrahim Rugova ishte një Prijës politik e shpirtëror misionar. Butësia e Tij ishte Forcë e papërballueshme vendosmërie dhe pandryshueshmërie.
Rugova nuk udhëhiqej nga turmat.
Rugova turmat i udhëhiqte nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës.
Kosova dhe Rugova, Rugova dhe Kosova, janë të pandarë në sytë e botës së qytetëruar.
Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon.
Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt Lirisë dhe Pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtësi dhe vetëdijë atdhetare të palëkundur.
Lindi më 2 Dhjetor, 81 vite më parë. Dhe do kujtohet gjithmonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?