Ministrja Spiropali pritet në takim nga kreu i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan: Aleanca më e fortë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim të rëndësishëm në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane, Brian Mast. Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema kyçe të politikës ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, si dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Spiropali nënvizoi se Kongresmeni Mast është aktivisht i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ministrja u ndal te bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euroatlantike të Kosovës. Është pikërisht ky lloj bashkëpunimi që sipas ministres, e bën aleancën mes dy vendeve edhe më të fortë.

”Me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA–Shqipëri. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euro-atlantike të Kosovës, e bëjnë aleancën tonë edhe më të fortë”,-shkruan ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Spiropali u takua me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), me fokus potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?