Ministrja Spiropali takime në Senatin Amerikan: Në fokus siguria dhe bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-SHBA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: me senatoren Elissa Slotkin, mbi koordinimin strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve tona.
Si përfaqësuese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj dhe mbështet kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?