Minus 52 gradë celsius. Pasagjerët shtyjnë avionin
Si pasojë e temperaturave shumë të ulëta në Siberi, pasagjerët e një avioni kanë dalë jashtë edhe pse ishte minus 52 gradë celsius dhe kanë shtyrë avionin me të cilin do të udhëtonin nga Igarka drejt Krasnojarsk, pasi rrëshqitësja e tij kishte ngrirë dhe ishte bllokuar e nuk lëvizte.
Bëhet me dije se vaji i frenave të rrëshqitëses së avionit tip Tupolev T-134, kishte ngrirë duke penguar kështu ngritjen në ajër të aeroplanit. Ndërkaq që pasi pasagjerët kanë ndihmuar për të shtyrë avionin është bërë menjëherë nisja e tij. Ndërkohë kompania ajrore “Katek Avia” pas kësaj ngjarjeje rrezikon pezullimin pasi prokuroria do ta akuzojë për mos-respektimin e rregullave të sigurisë.