Miratohet kompensimi i shpronësimeve, dy projekte infrastrukture në Tiranë dhe Gjirokastër

Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i dy projekteve në Tiranë dhe Gjirokastër. Kështu qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i hapësirës së pallateve në kryqëzimin e rrugës “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”, Bashkia Tiranë”.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 055 283.97 lekësh. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitim, rikonstruksion i urës së Viroit”.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen për pasuritë e llojit “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 700 000 lekësh. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?